Search the Bible

Albanian Bible

Psalmet 133

1 Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!
2 Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.
3 Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.

Book Summary

Psalmet janë libri i këngëve i Biblës: njëqind e pesëdhjetë lutje e himne lavdërimi, vajtimi, falënderimi dhe besimi, shumë prej tyre që i atribuohen Davidit. Nga thellësitë e dëshpërimit deri në lartësitë e adhurimit, ato kanë folur në lutjet e popullit të Perëndisë për mijëvjeçarë.